Manchester United, në garë për Viktor Gyokeres

Manchester United, në garë për Viktor Gyokeres

  Në Premier League përsëri do të zhvillohet një garë shumë e ashpër gjatë kësaj vere, për një ndër sulmuesit më të rrezikshëm të Europës.

Viktor Gyokeres ka bërë paraqitje për tu marrë shembull në sezonin e shkuar me Sporting Lisbonën, i cili ka shënuar 54 gola në 52 sfida.

Suedezi njihet për saktësinë përpara portës dhe aspektin fizik, me anë të cilit shpeshherë i fiton dyluftimet me kundërshtarët. 

Me 27 vite mbi supe kuptohet se është momenti ideal për të bërë një hap tjetër në karrierë, duke qenë se lista e pretendentëve parashikohet se do të zgjerohet me kalimin e kohës. 

Kësaj rradhe është Manchester United, një ndër klubet më të pasur i cili ka një avantazh të dukshëm gjatë periudhës së transferimeve por s’do ta ketë të lehtë për të marrë shërbimet e ishi-t të St Paulit. 

Viktor Goykeres është një lojtar shumë ambicioz, i cili mund ti shkaktojë probleme çdo ekipi me emër por drejtuesit e portugezëve sigurisht s’do t’ia lehtësojnë largimin nga ‘’ Jose Alvalade ‘’. 

Nuk do të jetë një vendim i lehtë pavarësisht se 20 herë kampionët e Premier Leagues janë një ekip me shumë histori, si në Angli ashtu edhe në kompeticionet europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy