
Në kontinentin e vjetër do të zhvillohet një tjetër duel gjatë merkatos së verës.
Manchester United dhe Real Madridi janë vënë në ndjekje të Aaron Anselminos, lojtar shumë premtues i Boca Juniors.
Lajmi është raportuar nga gazetari Julio Pavoni duke qenë se tek ‘’ The Red Devilsat ‘’ priten disa largime në këtë periudhë.
Emrat më të përfolur janë ato të Raphael Varanes, Lindelof dhe Evans dhe traineri Erik Ten Hag e konsideron të domosdoshëm përforcimin e repartit defensiv.
Tashmë zbuluesit e talentëve të 20 herë kampionëve të Premier Leagues kanë udhëtuar drejt Buenos Airesit për ta ndjekur nga afër 18 vjeçarin, i cili e ka impresionuar hollandezin gjatë sfidave, në një ndër kampionatet më të vështirë të Amerikës së Jugut.
Anglezët s’mund të presin më gjatë, duke qenë se kanë kaluar shumë vite pa tituj në vitrinë, drejtuesit e të cilëve do të bëjnë maksimumin në fundin e sezonit për krijimin e një ekipi kompetitiv, i cili do të tentojë ta ndryshojë historinë në çdo kompeticion pjesëmarrës.



