
Pjesa e parë e sezonit 2024-2025 nuk po rezulton ashtu siç pritej për Alejandro Garnachon.
Sulmuesi nuk ka gjetur shumë hapësira në 11-shen e trainerit Ruben Amorim, i cili nuk e përjashton largimin e tij nga ‘’ Old Traffordi ‘’.
20 vjeçari gjithsesi ka shfaqur një nivel për tu marrë shembull, i cili shquhet si mjaft teknik dhe i sikletshem për çdo rival sidomos në duelet një kundra një.
Sigurisht për shërbimet e talentit të lindur në Madrid disa klube janë interesuar së fundmi dhe për anglezët mund të jetë një mundësi shumë e mirë për të mbushur sadopak arkat me shitjen e tij.
Minutat e reduktuara gjithsesi Alejandro Garnacho i ka shfrytëzuar në maksimum, tek një ekip ku presioni është shumë i madh. Duhet parë se si do të jetë ecuria e tij në ndeshjet vijuese, përcaktuese për Manchester United dhe për të ardhmen e këtij lojtari.
7 gola dhe 4 asiste në 19 sfida është kontributi i deritanishëm i nxënësit të trainerit luzitan, i cili shkëlqeu në të shkuarën me Sporting Lisbonën, kampion në fuqi i kampionatit portugez.



