Barazimi me Torinon, Pioli nuk e bën dramë: Për titullin mund të ndodhë gjithçka

Barazimi me Torinon, Pioli nuk e bën dramë: Për titullin mund të ndodhë gjithçka

Milani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Torinos ditën e djeshme dhe tani rrezikojnë të humbasin vendin e parë, pasi Interi që ndodhet dy pikë pas, ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Megjithatë trajneri Pioli, duke folur pas ndeshjes, nuk e ka bërë dramë këtë barazim, duke thënë se skuadrës i mungoi qetësia.

I pyetur për titullin kampion, ai tha se gjithçka mund të ndodhë, pasi janë në luftë 3 skuadra.

I thashë gjyqtarit që të mos thotë që rikuperojmë dhe më pas nuk bën asgjë për të mos humbur ritmin e ndeshjes.

I duhet dhënë ritëm ndeshjes. Bëmë gjithçka për të mos i lënë pikë referimi Torinos. Nuk krijuam shumë raste, por ishin shumë situata nga të cilat mund të lindnin raste të rëndësishme.

Jemi më pak të saktë, por nuk mund të them asgjë për sa i përket shpirtit të skuadrës. Donim fitoren sot, por na mungon goditja e fundit. Kampionati është konkurrues dhe vështirësitë janë për të gjithë.

Bëmë gjithçka për të vënë në vështirësi Torinon, por na mungoi qartësia. Duhet të mendojmë që gjithmonë mund të përmirësohemi.

Favoriti për titullin? Nuk bëj të tilla gabime. Më parë ishim ne favoritë, pastaj Napoli dhe më pas Interi. Mund të ndodhë gjithçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy