
Ansu Fati do të jetë një ndër largimet e parashikuara të Barcelonës gjatë merkatos së verës.
Drejtuesit e ‘’ Azulgranëve ‘’ janë të gatshëm të dëgjojnë oferta në adresë të sulmuesit dhe agjenti Jorge Mendes , ndër më të mirët në këtë profesion, sipas ‘ Mundodeportivos ‘ ka iniciuar kontaktet me drejtuesit e Manchester United , Arsenal , Liverpool dhe Newcastle , ekipe shumë të fuqishëm në aspektin ekonomik , të cilët mund t’ia plotësojnë kërkesat Joan Laportas .
100 milionë euro janë përcaktuar për largimin e 20 vjeçarit nga ‘’ Camp Nou ‘’, një ndër talentët e dalë nga akademia ‘’ La Masia ‘’ , i cili ka humbur paksa nga protagonizmi i mëparshëm por gjithsesi traineri Xavi Hernandez ende beson tek aftësitë e lojtarit nga Guinea Bisau.
Ndryshimi i ambjentit mund të shoqërohet edhe me një rritje rroge duke qenë se ekipet angleze , sidomos ato të elitës gjithmonë janë shquar për potencialin e tyre dhe gjithashtu do të provonte veten tek një ndër pesë kampionatet më të famshëm të kontinentit të vjetër , siç është Premier League.



