Teuta nuk ndalet në merkato. Pas sulmuesit Kevin Koubemba, durrsakët kanë zyrtarizuar edhe afrimin e një mesfushori.
Bëhet fjalë për Danilo Gecaj, i cili vjen nga Kategoria e Parë. 21-vjeçari spikati me paraqitjet e tij tek Erzeni dhe drejtuesit e Teutës kanë vendosur ta transferojnë në skuadrën e tyre.
Gecaj ka firmosur kontratë 4-vjeçare me durrsakët dhe menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Martini.
“Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Danilo Gecaj është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 4 vjeçare me lojtarin 21 vjecar, i cili vjen te Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Erzenit. KF Teuta i uron mirëseardhje Danilos dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.”, shkruan klubi i Teutës.



