Magani: Ndeshje e vështirë me Vorën, do luftojmë deri në fund për “play off”-in.

Magani: Ndeshje e vështirë me Vorën, do luftojmë deri në fund për “play off”-in.

Trajneri i Lushnjës, Gugash Magani, foli për MCN TV, pas fitores 2-1 ndaj Vorës.

Magani tha se ishte një ndeshje e vështirë, ndërsa shtoi se kishin edhe fat, pasi luajtën me lojtarë më shumë.

Sipas tij, Lushnja do të luftojë deri në fund për zonën e “play off”-it.

Ishte një ndeshje me koeficient të lartë vështirësie, me një skuadër të mirë të financuar, me meritë në katërshen më të mirë të Kategorisë së Parë. Ne luanim gjithçka për gjithçka. Në fund pikët dhe rezultatet janë ato që tregojnë. Sot kemi pasur dhe fat, sepse kemi luajtur me lojtarë më shumë. Canka ka shumë eksperiencë dhe unë e fus përherë në Lushnje. Por kjo nuk do të thotë që nuk do e fus jashtë. ka ardhur nga një dëmtim.

Kundërsulmi ishte vrasës. Aty ndryshuan gjërat. Kundërshtari na vuri në vështirësi. Edhe në 2-1, rezultati ishte pozitiv. Po të ishim pak të kujdesshëm, mund ta bënim dhe golin e sigurisë.

Zëvendësimi i Cankës ishte i detyruar, sepse mori një dëmtim në pulpë. Po luante shumë mirë dhe në momente të veçanta e mban topin.

Me Korabin është një ndeshje direkt. Është shumë e rëndësishme, por nuk është kjo që e vendos. Korabi është më mirë se ne në shënimin e golave. Ata luajnë për dy rezultate, ne për një. Ndeshja është e vështirë, por ne do shkojmë për ta fituar. Ne do luftojmë deri në fund për zonën e ‘play off’-it dhe nëse jemi aty deri në fund, do të jetë një kampionat pozitiv për skuadrën, por normal për mua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy