Ishte kandidati i vetëm, Ceferin rizgjidhet në krye të UEFA-s

Ishte kandidati i vetëm, Ceferin rizgjidhet në krye të UEFA-s

Aleksander Ceferin u rizgjodh sërish në krye të institucionit më të rëndësishëm të futbollit në Europë.

Ceferin u emërua në krye të UEFA-s dhe do të jetë president deri në vitin 2027, në fund të mandatit 4-vjeccar.

Në fjalën e tij pas rizgjedhjes, Ceferin ishte i ashpër me skuadrat që krijuan Superligën Europiane.

Kemi dy pikëpamje të kundërta për botën, cinizmi para moralit, egoizmi para solidaritetit. Lakmia vjen para dashamirësisë. Udhëheqësi i tyre thotë se si do ta shpëtojë futbollin, por në realitet është një ujk i maskuar si gjyshe që kërkon të gëlltisë gjithçka.

Ata vënë interesin e tyre përpara të tjerëve, ka gënjeshtra të turpshme përpara së vërtetës, karteli mbi demokracinë dhe meritokracinë, çmimet e aksioneve mbi meritat sportive, paratë mbi titujt. Nuk ka vend për kartelet në futbollin evropian. Interesi i të gjithëve duhet të jetë mbi interesat e tre klubeve, duhet të mbrojmë kampionatet kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy