
Trajneri Nevil Dede, duke folur për situatën te Dinamo, u shpreh se në fillim durimi në klubin kryeqytetas ishte i madh, por kjo ndryshoi pas muajit janar, kur sipas tij humbi qetësia.
Në emisionin "Skaner” në MCN TV, Dede deklaroi se Dinamo u ndërtua keq, madje shtoi se edhe Simoni u zbulua pa dashje.
Një skuadër më investime. Një president super korrekt, me një projekt afatgjatë në mendje. Edhe kur ishte keq Dinamo, presidenti kishte durim të madh. Pas janarit, mungon qetësia. Nga java në javë, kjo skuadër po tregon që nuk ka karakterin sportiv. Ndërtimi i grupit nuk ka qenë i studiuar mirë, po shikojmë që në këtë moment ndikon ndjenja. Nuk po bashkohen. President superkorrekt, por një zgjedhje e gabuar në drejtim, të hedh në erë investimin. Të thuash që nuk ka përgjegjës, ka të tillë. Simoni ka dalë pa dashje si zbulim te Dinamo.
Në lidhje me trajnerin aktual, Rodolfo Vanoli, Dede tha se luan për të marrë lekët.
Ka trajnerë që duan të bëjnë mirë, por edhe trajnerë që vijën për të marrë lekët. Ky italiani luan për të marrë lekët. Padyshim që Dinamo është ndërtuar keq.



