
Manchester City fitoi derbin, teksa mposhti me përmbysje Manchester United, me rezultatin 3-1.
Një ndeshje e dominuar nga skuadra e Guardiolës, që hasi vështirësi, pasi e panë veten në disavantazh që minutën e 8-të, pas golit të Fernandes.
Goli i shënuar, regjistroi edhe gjuajtjen e vetme në portë për skuadrën e Ten Hag, që zhgënjeu totalisht në derbi.
City ia doli të përmysë rezultatin në pjesën e dytë, falë dopietës së Foden dhe golit të Haaland në fund.
Me këtë fitore, Manchester City mban vendin e dytë me 62 pikë, 1 më pak se Liverpool kryesues, ndërsa United mban vendin e gjashtë me 44 pikë.



