‘ Supeclasico ‘ spanjolle për Luka Vuskovic

‘ Supeclasico ‘ spanjolle për Luka Vuskovic

 Supersfidat ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës gjatë merkatove gjithmonë do të jenë prezente. 

Edhe në atë të janarit ‘’ Los Cules ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’ do të masin forcat për Luka Vuskovic, një element me shumë peshë tek Brightoni. 

Përforcimi i mbrojtjes mbetet një prioritet dhe 19 vjeçari e ka treguar se është gati për të nisur një eksperiencë tek një ekip elite. 

Sipas Ekrem Konur edhe Chelsea bashkë me Bayern Munchenin kanë ndezur motorrët për ishi-n e Westerlos, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë në çdo aspekt nëse largohet nga ‘’ The Amex ‘’. 

Sipas ‘ SkySport ‘, Tottenham Hotspuri do të përfitojë 20 % nëse Luka Vuskovic do të largohet nga bardheblutë i cili mendohet se do ta analizojë këtë interes në mënyrë të detajuar. 

Kontrata e nxënësit të Fabian Hurzeler përfundon në 2031-shin, për të cilin presidenti Tony Bloom investoi rreth 50 milionë euro.

 Ecuria premtuese po e ndihmon Brightonin në fazën defensive gjatë sezonit aktual, edhe pse konsiderohet një skuadër mesatare në Premier League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy