
Kombëtarja shqiptare, vazhdon përgatitjet në ditën e dytë të grumbullimit, në kuadër të dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve me Islandën dhe Izraelin.
FSHF bën të ditur se nën urdhrat e trajnerit Edi Reja dhe stafit teknik u vunë rreth 30 lojtarë, të cilët zhvilluan një seancë të plotë stërvitore. Me ekipin ishin edhe sot 8 lojtarë të Kombëtares U-21, ku grupit të djeshëm iu bashku edhe portierit Angelo Tafas.
Sakaq, mesfushori Odise Roshi ka bërë stërvitje të diferencuar veçmas nga grupi për shkak të një shqetësimi muskulor. Futbollisti është nën vëzhgimin e stafit mjekësor dhe gjendja e tij fizike është duke u monitoruar për të vlerësuar shkallën e dëmtimit.
Me ekipin janë stërvitur për herë të parë edhe Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla, të cilët janë bashkuar së fundmi me grupin. Munguan edhe sot Giacomo Vrioni, i cili mbërrin në grumbullim më datë 31 maj, dhe Armando Broja. Për këtë të fundit, trajneri Reja tha se është i infektuar me Covid-19.



