Enzo Fernandez, dëshiron qëndrimin tek Chelsea

Enzo Fernandez, dëshiron qëndrimin tek Chelsea

Zërat në kohët e fundit mbi të ardhmen e Enzo Fernandez tek Chelsea kanë marrë fund.

Argjentinasi do të vijojë eksperiencën me ‘’ Blutë e Londrës ‘’, i cili gjatë një interviste për ‘ ESPN ‘ pas sfides Crystal Palace Chelsea, e konfirmoi një gjë të tillë.

Fituesi i Botërorit me ‘’ Albicelestët ‘’ komentoi :

“ Do të qëndroj tek Chelsea. Ndihem mirë këtu dhe falenderoj shokët dhe trainerin për mbështetjen që më kanë dhënë.Nuk mendoj për asnjë skuadër tjetër përveç Chelseat ‘’, ishin këto fjalët e 23 vjeçarit.

Kontrata e ishi-t të Benfikës me kryeqytetasit skadon në 2031-shin dhe momentalisht nuk mendon për largimin, pavarësisht situatës së ndërlikuar të skuadrës së Mauricio Pochettinos.

Pas 24 sfidave në Premier League, Chelsea vijon i 10-ti, 12 pikë larg Europës, një fakt që nënkupton shumë vështirësi për arritjen e objektivave.

Ish fituesit e Champions Leagues i presin ndeshje të ndërlikuara, ndër të cilat spikasin ajo me Manchester City-n në ‘’ Etihad Stadium ‘’ në 17 shkurt, e vlefshme për kampionatin dhe me Liverpoolin në finalen e Carabao Cup në 25 shkurt.

Në sezonin aktual ishi i River Plates numëron 7 gola në 30 sfida dhe me deklaratën e dhënë e ka qetësuar bashkombasin e tij, i cili është një lojtar stabël në 11-she.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy