Hajdini: Shqiptarët në Lojërat Olimpike kanë zhgënjyer, Luiza Gega e ka shumë të vështirë

Hajdini: Shqiptarët në Lojërat Olimpike kanë zhgënjyer, Luiza Gega e ka shumë të vështirë

Gazetari i sportit, Edi Hajdini, ka thënë se sportistët shqiptarë, të cilët marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, kanë zhgënjyer, duke përjashtuar këtu peshëngritësin Briken Calja dhe gjimnastin Matvei Petrov, të cilët i shkuan shumë afër suksesit. Në edicionin e lajmeve në MCN TV, Hajdini tha se shpresat janë që atletja Luiza Gega të shkojë në finale, pasi për medalje, shkalla e vështirësisë është shumë e madhe.

“Shpresat më të mëdha kanë qenë te Calja dhe te Smajlaj, por përsëri nuk ia dolën të marrin medalje. Për sa i përket pjesës tjetër të sportistëve deri tani, për mendimin tim kanë zhgënjyer. Dy notarët janë me prespektivë, pavarësisht se nuk ia dolën të marrin rezultat të mirë.

Luiza Gega mbetet e fundit nga shqiptarët. Shpresat janë të mëdha, për të shkuar në finale, pasi për medalje është shumë e vështirë. Janë 4 atlete elitarë, që kanë bërë shumë mirë se Gega. Në baterinë e saj, Gega, duhet të renditet ndër3 të parat për të shkuar në finale.”, tha Hajdini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy