Real Madridi ,ofertë për Le Normand

Real Madridi ,ofertë për Le Normand

Merkatoja e dimrit është shumë afër dhe tek Real Madridi ka filluar të mendohet seriozisht për fazën e dytë, periudha më e rëndësishme e sezonit.

‘’ Galaktikët ‘’ siç dihet konsiderohen pretendentë për fitimin e çdo trofeu dhe traineri Carlo Ancelotti këtë herë e ka vënë theksin tek përforcimi i prapavijës.

Robin Le Normand e ka mahnitur trainerin italian , i cili konsiderohet një ndër më të mirët tek Real Sociedadi dhe është shëndërruar në një titullar të padiskutueshëm edhe tek kombëtarja e Spanjës.

Dëmtimi i Eder Militaos është një shenjë e qartë se ‘’ Galaktikët ‘’ duhet të japin maksimumin, të cilët thuhet se do të ofrojnë 40 milionë euro për 26 vjeçarin.

Kryefjala e çdo sezoni për kryeqytetasit është fitimi i titujve, sidomos Champions League , kompeticioni i preferuar i tyre. Tek ‘’ Los Txiurdiurdines ‘’ , ishi i Brestit konsiderohet një referent dhe natyrisht interesi i një klubi si Real Madridi ia rrit pa dyshim vlerat.

Megjithatë, ashtu siç ndodh rëndomtë në idhje me lojtarët e spikatur, ‘’ Los Blancos ‘’ do të përballen me të tjerë ekipe cilësorë për të përfituar shërbimet e Robin Le Normand , i cili po zhvillon sezonin e pestë me skuadrën nga San Sebastian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy