
Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio-s, ka arritur ti vendosë në dispozicion trajnerit Inzaghi mbrojtësin që ai kërkonte me ngulm.
Vetë klubi kryeqytetas ka lajmëruar se ka arritur akordin me Milanin për transferimin e futbollistit Mateo Musaccio. Ky i fundit nuk po gjente hapësira këtë sezon dhe transferimin te Lazio e sheh si një opsion për të kapur formën.
30-vjeçari me Lazio-n ka firmosur për 6 muaj dhe në rast se bind Inzagh-in do të rinovohet automatikisht për 2 vite.



