Kevin De Bruyne, tre opsione për të ardhmen

Kevin De Bruyne, tre opsione për të ardhmen

Sfida e djeshme ndermjet Manchester City-t dhe Crystal Palaces, e vlefshme për finalen e Fa Cup ndoshta ishte e fundit për Kevin De Bruyne tek Manchester City.

Flitet se belgu mund ta përfundojë eksperiencën me ‘’ Qytetarët ‘’, të cilit faktikisht nuk i kane munguar asnjëherë pretendentët.

33 vjeçari gjatë një interviste të dhënë së fundmi është shprehur se është në një tjetër etapë të karrierës: “ Tani nuk jam më 20 vjeç.

Ka shumë faktorë të cilët po i konsideroj dhe synoj të bëj zgjedhjen më të mirë, për veten dhe familjen ‘’.

Kjo deklaratë sigurisht të bën të mendosh se mesfushori mund të nisë një tjetër aventurë, ndoshta larg Europës duke qenë se ka patur disa oferta nga Major League Soccer dhe sidomos nga disa klube në Arabinë Saudite.

Drupal Ad

Megjithatë, nuk duhet harruar as Napoli, një ekip i ndryshuar totalisht nën drejtimin e Antonio Contes, teknik i cili mund të shkruajë përsëri historinë në Serinë A në sezonin aktual.

Ndërkohë, edhe qëndrimi në Premier League është një mundësi reale, duke qenë se edhe Aston Villa e Unay Emery-s ia ka hapur dyert e ‘’ Villa Parkut ‘’ ishi-t të Chelseat.

Kontributi prej shumë vitesh tek bardhekaltërit natyrisht parashikohej se do të shoqerohej me një interes masiv dhe tashmë i mbetet në dorë Kevin De Bruynes për të zgjedhur ekipin që do ta motivojë dhe do ti ofrojë komoditetin për vijimësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy