Fiorentina i vendos  kusht  Atleticos

Fiorentina i vendos kusht Atleticos

Dëshira e madhe e Atletico Madridit për tu përmirësuar në këtë merkato vijon të intensifikohet ditë pas dite .  Objektivi i rradhës për Cholo Simeonen është  sulmuesi i Fiorentinës Dusan Vlahovic . Pavarësisht se  ‘’ Vjollcët ‘’ shquhen si një skuadër që gjithmonë noton në ujërat e mesit të tabelës , serbi ka ditur të fitojë protagonizëm në skemat e  Giuseppe Iachini-t . Megjithatë paraqitjet dinjitoze të  21 vjeçarit nuk kanë mjaftuar për Fiorentinën  dhe tashmë është drejt hedhjes se një hapi galopant në karrierë . 

Duke patur parasysh    impaktin e Atleticos , drejtuesit e italianëve janë përgatitur në një farë mënyre dhe sipas prestigjozes  Il Corriere Dello Sport i kanë bërë me dije  ‘’ Los Colchoneros ‘’ se duhet ta mbyllin këtë çështje përpara datës 15 gusht për arsye se do ti duhet të fokusohen maksimalisht tek  Seria A .

Drejtuesit nga Firence janë të qartë në pretendimet e tyre dhe  nuk e kanë ndërmend ta lënë të lirë perlën e repartit të avancuar për më pak se 70 milionë euro  . Me të marrë vesh peticionin e tyre  , kryeqytetasit kanë filluar të  fërkojnë duart por për arritjen me sukses të këtij operacioni duhet ti japin dritën jeshile lojtarëve që nuk kanë bindur .

 Por në këtë histori as Atletico nuk mund të anashkalohet sepse  mesfushori Saul Niguez është drejt largimit nga  ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ për arsye se nuk e kënaqur trainerin argjentinas pavarësisht suksesit historik të ‘’ Los Rojiblancos “ .  Kërkesa e  Fiorentinës thekson një sfidë shumë të ndërlikuar   për kampionët në  fuqi të La Ligas  të cilëve i mbetet edhe pak kohë në dispozicion për të arritur objektivin .  

Situata e Atleticos e favorizon largimin e Dusan Vlahovic nga ‘’ Artemio Franchi ‘’ për arsye se mbetet një kockë e fortë në çdo kompeticion pjesëmarrës dhe ndoshta fakti i fitimit të Primera Division  dhe aktivizimi në Champions League do të jetë një motiv më tepër për  shtatlartin nga Beogradi për të ndërruar shumë shpejt destinacion .    Statistika prej 21 golash  në 40 ndeshje evidenton  se  përfshirja në organikë e një lojtari me të tilla cilësi  e lehtëson rrugën për përsëritjen e suksesit në të  ardhmen .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy