U luajtën ditën e sotme dy ndeshjet e fundit për javën e 29-të në Superligën e Kosovës. Ballkani nuk di të ndalet, teksa ditën e sotme regjistroi fitoren e radhës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, triumfoi 2-0 ndaj Prishtinës në shtëpi. Me këtë fitore, Ballkani afrohet edhe më shumë me titullin kampion, pasi kryeson me 63 pikë, 8 pikë më shumë se ndjekësit e Gjilanit.
Në sfidën tjetër, triumfoi minimalisht ndaj Dritës. Një autogol i Balde në minutën e 11-të, i dha fitoren skuadrës llapjane, që mban vendin e katërt me 47 pikë, 5 pikë më pak se Drita e vendit të tretë.



