Unay Emery qëndron tek Villareal

Unay Emery qëndron tek Villareal

 Unay Emeri bëhet traineri i dytë që i ka dhënë një përgjigje negative Newcastle United . Pas  Zinedine Zidane , spanjolli  është treguar shumë besnik dhe profesionist ndaj Villarealit , skuadër me të cilën kërkon të vijojë proçesin drejt sukseseve të mëtejshme .

Arritja e sezonit të kaluar me fitimin e Europa Leagues ku ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ mposhti Manchester United  nga pika e 11- metërshave e ka lartësuar emrin e 50 vjeçarit duke e shëndërruar në një ikonë tek ekipi nga Castellon .

Pavarësisht se oferta e sheikut Bin Salman ishte tunduese,  sipas ‘’ BBC ‘’  numri një i stolit të Villareal e ka refuzuar sepse natyrisht kërkon të akumulojë trofe të tjerë me spanjollët.

 Përgjigjja e tij shkon njëkohësisht në adresë të sheikut të bardhezinvje duke i lënë për të kuptuar se jo çdo gjë zgjidhet me para sepse në rastin e tij mbizotëron një projekt solid që mund të garantojë sukseset e mëtejshme .

Kur mendohej se ishi i Arsenalit do ti jepte shumë shpejt lamtumirën ‘’ La Ceramicas ‘’ , fati i ka buzëqeshur përsëri Villarealit dhe me të pankinë gjenerohen automatikisht shpresat për përsëritjen e  sezonin të kaluar.  

Pavarësisht se si do të shkojë rrugëtimi i Unay Emery-s tek Villareal në vijimësi, do të mbahet mend gjatë për trofeun e fituar i cili  bëri krenare mbarë tifozerinë e zjarrtë dhe drejtuesit .

Mentalitetin fitues ky trainer po mundohet ta shpalosë edhe në Uefa Champions League , turne ku të besuarve të tij i mbeten edhe dy ndeshje delikate  kundër Manchesterit në shtëpi dhe  Atalantës në transfertë që do të tregojnë  forcën e karakterit të Villarealit .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy