
Partizani ka pranuar kërkesën e tifozëve, që derbi me Dinamon të luhet në kryeqytet. Klubi i kuq ka bërë të ditur, se ndeshja do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, ditën e premte në orën 16:45.
Fillimisht ishte planifikuar që kjo përballje të zhvillohej në “Elbasan Arena”, por pas kërkesës së tifozëve që donin të luhej në kryeqytet, klubi i Partizanit ka vendosur që ta zhvillojë ndeshjen në Tiranë.
Tashmë pritet që në derbi të jetë një numër i konsiderueshëm tifozësh në shkallët e stadiumit, nga të dyja ekipet.



