
Një ndër objektivat e Manchester City-t për merkaton vijuese do të jetë pa dyshim shtimi i forcave në prapavijë, repart i cili ka lënë për të dëshiruar në ndeshjet e fundit.
Pep Guardiola vijon i pakënqur me nxënësit e tij dhe tanimë i ka vënë syrin Giorgio Scalvinit, lojtar që po impresionon me Atalantën.
Sheiku i ‘’ The Citiziens ‘’ Khaldoon Al Mubarak ka ofruar 40 milionë euro për italianin, një ndër qëndërmbrojtësit më të kërkuar në Europë, për të cilin parashikohet një rivalitet i ashpër.
Fituesit në fuqi të Champions Leagues shquhen për potencialin ekonomik, ekip që në ndeshjet e fundit ka hasur disa problematika në prapavijë, të shoqëruara me mospërmbushjen e pritshmërive nga ish tekniku i Barcelonës.
Sezoni aktual është i treti për 20 vjeçarin në rradhët e bergamaskëve por interesi masiv e vë në dyshim qëndrimin tek e ashtuquajtura ‘’ La Dea ‘’.



