
Skënderbeu ka fituar minimalisht ndeshjen e prapambetur ndaj Apolonisë. Korçarët i janë falur goli të Gresild Likës në minutën e 54-t, duke marrë kështu 3 pikë shumë të rëndësishme.
Më këtë triumf, Skënderbeu ngjitet në vendin e katërt me 16 pikë, 1 më pak se Korabi i vendit të tretë dhe 5 pikë më pak se Dinamo e Flamurtari.
Ndërkohë Apolonia mban vendin e 11-të me vetëm 9 pikë të grumbulluara. Ndeshja e sotme, ishte debutuese për dy trajnerët, Ivan Gvozdenovic që e nis me fitore te korçarët dhe Veljko Dovedan që e nis me humbje te fierakët.



