Alaba zbarkon në Madrid, gati zyrtarizimi te Reali

Alaba zbarkon në Madrid, gati zyrtarizimi te Reali

Do jetë David Alaba përforcimi i parë i Real Madrid. Futbollisti austriak, i cili mbylli aventurën me Bayern Munchen, tani është gati për një eksperiencë të re.

Sipas asaj që raporton “Marca”, 28-vjeçari ka zbarkuar ditën e sotme në Madrid, ku në orët e ardhshme pritet të firmosë edhe kontratën. Alaba ka arritur prej kohësh akordin me presidentin Florentino Perez dhe tani është duke kërkuar shtëpi në kryeqytetin spanjoll.

Lojtari do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, teksa do të përfitojë 10 milionë euro në sezon, ndërkohë që do të bashkohet me Realin si lojtar i lirë, pasi ka mbyllur kontratën me Bayern. Brenda javës pritet të mbyllet gjithçka në lidhje me këtë operacion dhe Alaba do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Real Madrid.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy