
Atletico Madrid, ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Simeone, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Espanyol.
Ndonëse nga minuta e 28-të luajtën me 10 lojtarë, miqtë ia dolën të kalojnë në avantazh me Darder në minutën e 62-të.
Pas këtij goli, madrilenët u hodhën në sulm dhe golin e gjetën në minutën e 78-të, me autor Joao Felix, që u fut nga stoli.
Edhe sfida tjetër e La Liga, mes Real Sociedad dhe Valencia, u mbyll në barazim 1-1.



