Real Madrid ‘’ peshkon ‘’ tek Rayo Vallecano

Real Madrid ‘’ peshkon ‘’ tek Rayo Vallecano

Mbrojtja mbetet një ndër  çështjet e pazgjidhura të Carlo Ancelottit i cili po vlerëson shumë alternativa për të shtuar forcat në krahun e majtë të mbrojtjes dhe i fundit që i është bashkuar listës është  Fran Garcia .

Në të kaluarën 22 vjeçari nuk i gjeti dot formulat e duhura për të qëndruar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe pati mundësinë të transferohet tek Rayo Vallecano , aty ku mori shumë duartrokitje  .

Koha i ka dhënë të drejtë spanjollit sepse ka tërhequr përsëri vëmëndjen e ‘’ Galaktikëve ‘’ të cilët papritur e kanë përfshirë në listën e peticioneve të italianit për ti ardhur në ndihmë spanjollëve .

Fatkeqësisht e kaluara ka rezultuar e hidhur për Fran Garcian sepse e mbylli eksperiencën me madrilenët duke impresionuar vetëm në ekipet inferiore dhe më pas kërkoi mundësinë tek ‘’ Rayistas ‘’ për të evituar qëndrimin në stol .  

Kontributi tek skuadra e  Andoni Iraolas i ka dhënë shumë shpejt rezultatet duke e shëndërruar në një objektiv për Real Madridin që ka menduar të përfshijë  Miguel Gutierrez për ta lehtësuar  rikthimin e këtij lojtari  dhe ti ofrojë një plus më tepër ishi-t të Milanit në prapavijë .

Një ekipi si Real Madridi asnjëherë nuk mund ti thuhet jo sepse ka rezultuar shtëpia e shumë perlave botërore në të kaluarën të cilët janë larguar me shumë trofe të fituar dhe Fran Garcia kurrsesi nuk mund të jetë një përjashtim . 

Deri më tani talenti spanjoll ka treguar shumë maturi në një ekip të dorës së dytë dhe me  gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm pas dere duhet të tregohet shumë profesionist në marrjen e vendimit për të ardhmen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy