
Me vetëm 13 dite larg mbylljes së merkatos , tek Bayern Munchen ka ndodhur diçka e papritur. Sulmuesi Robert Lewandovski dëshiron ta zhvillojë të ardhmen diku tjetër , fakt që nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve .
Megjithatë duke ditur se disa ekipe të famshme po presin për 32 vjeçarin , gjigandët e Bavarisë kanë përcaktuar 115 milionë euro për ta lënë të lirë ishi-n e Borussia Dortmundit , kontrata e të cilit sipas Skysports mbetet e vlefshme deri në qershorin e 2023-shit.
Portali i famshëm italian ka shtuar se dëshira e Robert Lewandovskit është lidhur gjithmonë me transferimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por objektivi i Real Madridit tashmë është i përcaktuar . Madrilenët kërkojnë medoemos Kylian Mbappen dhe sipas zërave të fundit skuadrat me më tepër shanse për të firmosur me shtatlartin polak janë Manchester City dhe Paris St Germain .
Si anglezët ashtu edhe francezët kanë objektiva të qartë për të ardhmen dhe një ndër to është fitimi i Uefa Champions Leagues.
Favori në këtë rast është se Robert Lewandovski e njeh shumë mirë këtë kompeticion dhe do të rezultonte një përforcim ideal për majën e sulmit , repart që me siguri do ta shtonte ndjeshëm produktivitetin për arsye se Robert Lewandovski konsiderohet si një ndër golashënuesit më të mirë të kontinentit të vjetër. Këtë fakt e provoi edhe në sezonin e kaluar duke shënuar 48 gola dhe 9 asiste në 40 ndeshjet e luajtura . Deklarata e tij përkthehet si një fërkim duarsh nga skuadrat e lartpërmendura sepse kemi të bëjmë me një lojtar që garanton një sasi të konsiderueshme golash në çdo sezon .
Lufta mbetet e hapur sepse potenciali ekonomik që disponojnë të bën të mendosh se mund të firmosin me sulmuesin nga Varshava i cili është drejt fillimit të një aventure të re në karrierë .



