Prej kohësh, UEFA kishte nisur një hetim për Barcelonën, në lidhje me çështjen “Negreira”. Katalanasit akuzoheshin se kishin korruptuar arbitra gjatë periudhës 2001-2019. Thuhej gjithashtu se Barcelona, kishte paguar 7.5 milionë euro për 18 vite, ndaj Enriquez Negreira-s, ish-zv.presidenti i Shoqatës së Arbitrave. Për këto, skuadra rrezikonte përjashtimin nga Champions League për sezonin e ri. Megjithatë UEFA ka njoftuar pezullimin përkohësisht të hetimeve, duke bërë që Barcelona të luajë në Champions. Sipas komunikatës, hetimi mund të rikthehet nëse do të ketë prova të reja që e vendosin në vështirësi klubin në lidhje me akuzat e sipërpërmendura.



