Lojtari anglez, Dele Alli, vazhdon të zhgënjejë dhe karriera e tij ka marrë tatëpjetën. Sulmuesi është në kontratë me Besiktas, por nuk luan prej kohësh.
Në lidhje me këtë ka folur edhe trajneri i bardhezinjve, Senol Gunes, i cili deklaroi se lojtarit iu tha leje, por nuk po rikthehet në skuadër.
I dhamë leje për të pushuar pak, por ai nuk është bërë më i gjallë. Në Angli ka reshje shiu, ndoshta kjo është dhe arsyeja pse ai nuk ka ardhur sërish këtu. Ne po mundohemi ta gjejmë se ku është. Nuk po u përgjigjet as telefonatave tona.



