Starova: S’më pëlqeu Partizani, nuk mund të mos e kenë menduar barazimin te Vllaznia

Starova: S’më pëlqeu Partizani, nuk mund të mos e kenë menduar barazimin te Vllaznia

Drejtori sportiv i Teutës, Sulejman Starova, duke folur për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit në gjysmëfinalen e Kupës, u shpreh se skuadra kryeqytetase nuk i pëlqeu në fushë.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, duke iu referuar deklaratës së Gurishtës, i cili tha se të Vllaznia vetëm një ditë para ndeshjes punuan me penalltitë, Starova u shpreh se në këtë drejtim duhet të punohet që në fillim të javës.

Është hera e parë që Partizani këtë sezon e fillon lojën mirë, sepse gjithmonë futet në lojë në pjesën e dytë. Nuk më pëlqeu Partizani, sepse në pjesën më të madhe nuk reagoi.

Më bëri përshtypje ajo që tha Gurishta, që vetëm dje nisën të punojnë për penalltitë. Bravo Plorit, por për penalltitë në një ndeshje vendimtare, ku janë fatet e sezonit, punohet që në fillim të javës, jo një ditë para ndeshjes. Nuk mund të mos e kenë menduar barazimin ata.

Ndoshta edhe ata të Vllaznisë janë specialistë te penalltitë, sepse e dimë që Alban Hoxha i pret penalltitë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy