Liverpooli , ofensivë për Nico Williams

Liverpooli , ofensivë për Nico Williams

 Sezoni i shkëlqyer i Nico Williams me Athletic Bilbao menjëherë ka vënë në lëvizje drejtuesit e Liverpoolit për arritjen e akordit me sulmuesin .

20 vjeçari konsiderohet një ndër më të mirët e Ernesto Valverdes  dhe Jurgen Klopp mendon se mund ti vijë në ndihmë repartit të avancuar të anglezëve në të ardhmen .

‘’ The Redsat ‘’ do të tentojnë gjatë verës transfermin e golashënuesit nga Pamplona në ‘’ Anfield Road ‘’ për të shtuar rezultatet në metrat e fundit  dhe të rikthehen tek titujt në sezonin e ardhshëm. 

Kontrata e Nico Williams me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ merr fund në 30 qershorin e 2024-tës dhe në rast të mos arritjes së një akordi për rinovim , do të ishte një mundësi shumë e mirë për spanjollët për të mbushur arkat me shitjen e tij.

Tek Athletic Bilbao janë të vetëdijshëm se nuk mund të rivalizojnë me Liverpoolin për sa i përket pagës dhe ndoshta ky fakt mund të rezultojë përcaktues për largimin e Nico Williams nga Primera Division dhe të transferohet në një ndër kampionatet më spektakolarë të futbollit siç është Premier League .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy