
Largimi i Antoine Griezmannit në fundin e sezonit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ prej kohësh i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Atletico Madridit për ti gjetur një zëvëndësues.
Disa emra janë analizuar, të cilëve iu është bashkuar edhe ai i Matias Fernandez- Pardo.
21 vjeçari po zhvillon një sezon premtues tek Lilla i cili shumë shpejt mund të lërë Ligue 1. ‘’ Los Rojiblancos ‘’ mbeten një rival cilësor në çdo kompeticion dhe gjithashtu drejtohen nga një trainer me shumë eksperiencë.
Për Matias Fernandez- Pardo spanjollët s’do ta kenë të lehtë sepse edhe Manchester City bashkë me Arsenalin por duhet shtuar se presidenti Enrique Cerezo ka ofruar 40 milionë euro për shërbimet e tij.
Për ishi-n e Gentit presidenti i ‘’ Les Dogues ‘’ pretendon jo më pak se 60 milionë euro referuar kontributit të deritanishëm.
Kjo shifër mund t’ia komplikojë disi arritjen e objektivit kryeqytetasve por e njëjta gjë s’mund të thuhet për ‘’ Qytetarët ‘’ dhe ‘’ Topchinjtë ‘’, potentë në aspektin ekonomik.
Qartësisht nxënësi i trainerit Bruno Genesio vijon të jetë një ndër më premtuesit në kontinentin e vjetër dhe parashikohet se do të jetë protagonist gjatë merkatos së verës.



