Sot derbi Tirana-Partizani, bardheblutë humbasin 200 milionë prej pandemisë

Sot derbi Tirana-Partizani, bardheblutë humbasin 200 milionë prej pandemisë

Sot futbolli shqiptar do të mbajë frymën pasi në orën 18:00 në stadiumin Air Albania do të luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, i vlefshëm për javën e 6 të Superligës.

Në këtë takim ‘demat’ vijnë si kryesues të kampionatit, ndërsa Tirana me Nevil Deden ende nuk e ka gjetur fitoren e parë që pas largimit të Egbos.

Në prag të takimit trajneri i Partizanit Ilir Daja ka deklaruar se në fushë do të jetë një skuadër me mendje të ftohtë, por me zemrën zjarr. Ndërkohë më euforikë janë te Tirana, ekipi kampion, me trajnerin Dede i cili është shprehur që ekipi i tij është më i zoti se kundërshtarët.

Ndërkohë për shkak se do të luhet pa tifozë, prej kushteve të diktuara nga pandemia, Tirana do të humbasë një shifër prej 200 milionësh që zakonisht arkëtohet nga tifozët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy