
Me mbërritjen e Ante Postecoglou në pakninën e Tottenham Hotspurit, drejtuesit kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës, e cila konsiderohet shumë e rëndësishme për vijimësinë. ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ pretendojnë prej kohësh Harry Maguire, për të cilin Manchester United shpenzoi 85 milionë euro në të kaluarën por anglezi sigurisht e ka lënë të pakënaqur teknikun Erik Ten Hag edhe pse është aktivizuar si titullar nga ishi i Ajax Amsterdamit . 30 vjeçari ka shfaqur dobësi në prapavijë dhe ky fakt e ka vënë dukshëm në dyshim qëndrimin në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe kryeqytetasit do të tentojnë gjatë kësaj periudhe ta transferojnë në ‘’ White Hart Lane ‘’. Fatkeqësisht Tottenham Hotspuri nuk ka mundur të kualifikohet për në kompeticionet europiane por gjithsesi vijon të jetë një ndër rivalët më të vështirë të Premier Leagues prej vitesh.



