Bayerni, sfidë Barcelonës për Wirtz

Bayerni, sfidë Barcelonës për Wirtz

   Forma e shkëlqyer me Bayer Leverkusen e ka shëndërruar Florian Wirtz në një objektiv për klubet e elitës në merkato.

Gjermani pas rikuperimit nga dëmtimi duket se nuk ka të ndalur , arsye e mjaftueshme për Bayern Munich për të rivalizuar Barcelonën dhe Real Madridin për mesfushorin .

19 vjeçari konsiderohet një ndër më të mirët e Bundesligës , talenti i të cilit nuk është anashkaluar nga gjigandët e Gjermanisë dhe jo vetëm por gjithsesi duhet theksuar se kontrata me ‘’ Aspirinat ‘’ skadon në 30 qershorin e 2027-tës , fakt që mesa duket nuk përbën asnjë problem për Bayern Munchen pasi traineri Julian Nagelsmann e kërkon me çdo kusht në ‘’ Allianz Arena ‘’.

Parashikohet se rinovimi me Bayer Leverkusen nuk do të jetë një barrierë për bavarezët , për të cilët arritja e suksesit në çdo sezon mbetet një domosdoshmëri dhe në fakt për sa i përket Bundesligës nuk njohin kundërshtar prej shumë vitesh tashmë.

Megjithatë, merkatoja gjithmonë konsiderohet një periudhë për tu përmirësuar në çdo aspekt dhe lojtari i lindur në Pullheim tashmë ka fituar respektin e numrit një të stolit por ashtu siç ndodh pothuajse në të gjitha rastet priten shumë surpriza gjatë saj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy