Shkëmbi: Prisni një Dinamo tjetër, fitimi i Kupës do ishte një sukses për sezonin

Shkëmbi: Prisni një Dinamo tjetër, fitimi i Kupës do ishte një sukses për sezonin

Bledi Shkëmbi thotë se me ndryshimet në merkaton e janarit, Dinamo do të ketë një fytyrë tjetër. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, ai u shpreh gjithashtu se fitimi i Kupës është një objektiv tashmë dhe nëse do të arrihet do të ishte një sukses.

“Me ndryshimet që kemi bërë, ndjej më shumë përgjegjësi. Duke parë merkaton, besoj që do të kemi një fytyrë tjetër.

Në këtë moment nuk është e thjeshtë të flasësh për objektivin. Nuk e kemi menduar se do të ishim këtu. Dinamo duhet të mendojë vetëm për të fituar ndeshjen e radhës. Mundësinë për Europë e kemi nga Kupa. Mendoj se objektivat do të jenë, fitimi i Kupës dhe ndeshjet e radhës në kampionat. Mendoj që nëse fitojmë Kupën do të jetë një sukses.

Dëshira e madhe është që të rikthejmë Dinamon të luajë në Europë. Nëse nuk e arrijmë këtë, sigurisht që unë do të rishikoj pozicionin tim.

Ne na kanë goditur shumë ato 2-3 ndeshje, që kanë qenë shumë të dobëta, në kufijtë e të turpshmesh. Mua më kanë vrarë në ndërgjegjie. Shikoj edhe gjërat pozitive, që e nisëm kampionatin shumë mirë. Jam i bindur që çdo ekip do të kalojë një moment të vështirë.

Për mua Tirana është skuadra më e mirë e kampionatit, sepse është në vendin e parë, por edhe sepse kanë një grup shumë të mirë. Janë me meritë aty ku janë, nuk kanë vjedhur asgjë. Shpresoj shumë që një klub ta arrijë atë që bëri Skënderbeu. Do të jetë shumë e vështirë.”, u shpreh Shkëmbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy