Xhixho: Bylis ndryshoi strategjinë e lojës, rezultat i drejtë barazimi me Teutën

Xhixho: Bylis ndryshoi strategjinë e lojës, rezultat i drejtë barazimi me Teutën

Gazetari Pano Xhixho, e quajti si rezultat të drejtë, barazimin pa gola në Bylis-Teuta.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho u shpreh se ballshiotët në sfidën e sotme kishin ndryshuar mënyrën e lojës, ndërsa në të dytën u rikthyen të skuadra që kemi parë këtë sezon.

Ndeshja e sotme ndaj Bylis, unë do e lidhja me 20 minutat e fundit ndaj Laçit. Teuta zhvilloi një lojë të mirë, kishin rastet e veta. Në pjesën e parë luajtën më mirë, ndërsa në të dytën ishin më pragmatistë.

Sot Bylisi ndryshoi strategjinë e lojës. Në të parën u munduan të bëjnë pragmatistin, diçka që nuk e kemi parë këtë sezon. Kishin edhe një rast të pastër me Souzën. Në të dytën loja e ballshiotëve ndryshoi totalisht. Në të dytën, kishin komandën e lojës.

Nëse unë prisja golin te porta e Teutës, në fund ishin durrsakët që e mbyllën në sulm. Rezultati ishte i drejtë në fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy