Manchester City i vendos çmimin Gabriel Jesus

Manchester City i vendos çmimin Gabriel Jesus

  Largimi fillimisht i Pierre Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazettes gjatë kësaj vere do ta varfërojë më tepër ofensivën e Arsenalit.

Drejtuesit e ‘’ Topchinjve ‘’ prej kohësh kanë reaguar dhe do të tentojnë të firmosin me Gabriel Jesus.

Braziliani tashmë nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiolas pas transferimit të Erling Haaland dhe Julian Alvarezit në ‘’ Etihad Stadium ‘’ dhe sipas ‘ Daily Mail ‘, ‘’ The Citiziens ‘’ kanë përcaktuar 60 milionë euro për largimin e ishi-t të Palmeiras.

Ky vendim konsiderohet mëse llogjik për arsye se 25 vjeçari e përfundon kontratën me bardhekaltërit në 30 qershorin e 2023-shit dhe synohet të evitohet largimi i golashënuesit me parametër zero.

Aktivizimi si titullar mbetet prioritet absolut i Gabriel Jesus i cili e ka kuptuar se s’do të ketë pothuajse asnjë shans në 11-shen e Pep Guardiolas dhe mund të shëndërrohet një ndër risitë e ofensivës së londinezëve , repart  të cilit i nevojitet domosdoshmërisht rritja e kualitetit për të qenë në lartësinë e duhur në sezonin vijues pasi të besuarit e Mikel Artetas do të jenë pjesëmarrës edhe në Europa League .

Premier League mbetet një opsion ideal për Gabriel Jesus për arsye të eksperiencës gjashtë vjeçare dhe njohjes me detaje të ekipeve të këtij kampionati që mbetet një ndër me spektakolarët në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy