Zhivani: Vllaznia predentente prej 2-3 vitesh! Gurishta lider, Çoba nuk përjashtohet

Zhivani: Vllaznia predentente prej 2-3 vitesh! Gurishta lider, Çoba nuk përjashtohet

Gazetari i sportit, Mariglen Zhivani, ka folur për situatën te Vllaznia, skuadër që këtë javë u mposht nga Egantia 3-0. Sipas tij, kjo humbje ka shqetësuar të gjithë në kampion shkodran, duke filluar nga drejtuesit dhe deri te tifozët.

I pyetur për oshilacionet e Gurishtës, Zhivani tha se mbrojtësi është lideri i ekipit, ndërsa për Çobën u shpreh se ka pasur ofendime me disa tifozë, por shtoi se nuk do të përjashtohet nga ekipi.

Disfata me Egantian, në Shkodër i ka mërzitur të gjithë, nga presidenca te tifozeria. Në Shkodër futbollin e kanë fe. Ndeshja me Egnatian ka lënë pasojat e veta. Bsohnjaku u largua për shkak dëmtimi. Do jetë një boshllëk në mesfushë. Nuk ka një lojtar të mirfilltë për atë pozicion.

Çoba ka pasur disa ofendime në distancë mes dy-tre tifozë. Nuk ndonëj përjashtim nga presidenti për lojtarin, por ndoshta në ditët në vijim mund të ketë një masë disiplinore.

Ndeshja e fundit me Kastriotin në Shkodër, la një shije të hidhur.  Situata për momentin nuk është e mirë. Me Egnatian, skuadra nuk prodhoi as lojë. Kjo i ka shqetësuar të gjithë. Menduam se ishte një ëndërr e keqe me Erzenin, por u rikthye edhe me Egnatian.

Gurishta është lideri i ekipit. Ka 2-3 vite, që ka bërë performanca të mira. Në krahun e tij, është i pazëvendësueshëm. Në ndeshjet e fundit, nuk e kemi parë Gurishtën që njohim të gjithë.

Josa na kërkuar që të mos e përmendim fjalën titull. Është e njëjta situatë si vitin e kaluar. Është ende herët për të folur për titullin. Duhet parë, kampionat ka shumë. Vllaznia ka dy-tre vite kandidate për titull.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy