Shkëmbi zbulon dy mungesat ndaj Vllaznisë: Dinamo ka sulmin më të mirë, duam fitoren

Shkëmbi zbulon dy mungesat ndaj Vllaznisë: Dinamo ka sulmin më të mirë, duam fitoren

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi doli në konferencë për shtyp ditën e sotme, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme me Vllazninë. Tekniku i kryeqytetasve, ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, por tha se Dinamo do të luajë vetëm për fitore. Gjithashtu Shkëmbi ka zbuluar edhe dy mungesat për sfidën e së hënës.

“Jam i kënaqur me lojtarët. Pauza na shërbeu mirë për disa lojtarë që kanë pasur probleme fizike. Tani i mbetet ndeshja për të parë se çfarë do të bëjmë.

Vllaznia është një nga skuadrat më të forta, që bën futboll shumë të mirë, ka nisur ciklin vjet që ka bërë mirë dhe këtë sezon po bën mirë, e respektojmë kundërshtarin tonë.

Kemi pasur disa probleme fizike, që mendoj se do të na penalizojnë për nesër. Gavazaj nuk do të jetë edhe Ali Samake mendoj se vështirë do të jetë. Nuk kam qejf të ankohem për mungesat, lojtarët duhet të japin maksimumin gjithmonë kur i japim mundësitë.

Latifi është një bashkëlojtar i imi e respektoj dhe kemi fituar shumë bashkë, për kampionatin tonë është një luks ta kesh si lojtar.

Ekipi im në sulm është më i miri nga të gjithë, mendoj për sulmuesit e skuadrës time. Vllaznia meriton respekt jo në sulm, por si të gjithë si ekip.

Kampionati duket se është një nga më të vështirët edhe për mënyrën sesi ka nisur duke parë diferencat dhe asnjë ekip deri në fund nuk do të bëjë diferencën e madhe.”

Vllaznia patjetër që do të jetë e vështirë kemi pothuajse të njëjtat rezultate, do të shkojmë për ta fituar dhe si është dhe në futboll, që brenda saj ka dhe pak fat.

Mendoj që për tifozerinë është shumë mirë për të dyja ekipet, e kam bindje që sa më shumë tifozë të ketë në stadium është mirë për të dyja krahët. Një atmosferë e mirë na mungon këto vitet e fundit. Unë kam dëshirë që të fitojmë nesër.

Dëshira për rivalët është pak shpejt mendoj, ndoshta në fazën e fundit ndoshta do të na duhet që të bëjmë llogari edhe për rivalët.”, përfundoi Shkëmbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy