
Në orët e fundit Juventusi ka menduar ti bëjë një ndër Barcelonës .
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka nisur ofensivën për të transferuar Jordi Alben në ‘’ Allianz Stadium ‘’ i cili në të kaluarën ishte shumë pranë kalimit tek Interi .
Bardhezinjtë e kanë filluar shumë keq sezonin dhe sipas ‘ Sport ‘ duan të përfitojnë nga situata e ndërlikuar e spanjollëve në aspektin ekonomik për arritjen e kësaj marrëveshje , nga e cila nuk përjashtohet huazimi i 33 vjeçarit.
Rendimenti tek ‘’ Blaugranët ‘’ ka ardhur në rënie pavarësisht se do të mbahen mend për kontributin dhe të qënit pjesë e sukseseve të panumërta të kësaj skuadre por ato kohë tanimë i përkasin të kaluarës.
Momentalisht Jordi Alba nuk e mendon largimin nga ‘’ Camp Nou ‘’ dhe po e përdor faktin e kontratës së firmosur e cila skadon në 30 qershorin e 2024-tës për të evituar çdo kontakt të mundshëm me ekipet e interesuara.
Megjithatë aktualisht traineri Xavi Hernandez ka në dispozicion Marcos Alonson dhe Alejandro Balden përveç Jordi Albas dhe ky fakt mund t’ia vështirësojë aktivizimin ishi-t të Valencias dhe pikërisht rekordmenët e Scudettos do të tentojnë ta transferojnë në Torino gjatë janarit.



