
Mesfushori Granit Xhaka, është futur në historinë e kombëtares zvicerane të futbollit, aty ku mban edhe shiritin e kapitenit.
Ndeshja e fundit ndaj Bjellorusisë, ishte e veçantë për lojtarin me origjinë shqiptare.
31-vjeçari ka arritur të mbajë veshur fanelën e Zvicrës në 118 ndeshje duke barazuar kështu rekordin e legjendës zviceriane, Hainz Hermann dhe shkruan emrin e tik me gërma të arta në historinë e Zvicrës.
Për këtë arritje, Xhaka bëri edhe një postim në rrjetet sociale, ku u shfaq shumë i lumtur.
"Është një nder i jashtëzakonshëm të mbash rekordin së bashku me të madhin Hainz Hermann. Një falënderim i madh për të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur ndër vite: familjes, miqve, trajnerëve, stafeve dhe bashkëlojtarëve. Pa ju, nuk do të ishte e mundur t’i arrija 118 ndeshje me Zvicrën. Dhe, një falënderim special për tifozët. Ka qenë gjithmonë privilegj i madh të luaj për Zvicrën dhe përpara jush. Faleminderit. Edhe shumë të tjera do të vijnë”, ka shkruar futbollisti i Leverkusen.



