Atletico nuk e harron Sarabian

Atletico nuk e harron Sarabian

  Duke qenë se kanë mbetur shumë pak kohë për tu hapur merkatoja e janarit  , Atletico Madridi  po vijon të këmbngulë për të përmirësuar skuadrën dhe Diego Simeone nuk e ka harruar një objektiv të vjetër .

 Mesfushori Pablo Sarabia është duke përjetuar një eksperiencë shumë pozitive tek Sporting Lisbona dhe kryeqytetasit e kanë përfshirë në objektivat e merkatos e cila pritet të jetë e paparashikuar dhe shumë interesante deri në fund .

 16 ndeshjet e deritanishme me kampionët në fuqi të Portugalisë  janë shoqëruar me 3 gola dhe 4 asiste për spanjollin pa harruar kontributin e çmuar për shokët e skuadrës të cilët kanë arritur të finalizojnë me lehtësi.

 Kartoni i 29 vjeçarit i përket Paris St Germain dhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ i duhet të ulen për të negociouar me gjigandët e Francës për një lojtar që mund ti vijë në ndihmë skemave të ‘’ El Cholos ‘’ në pjesën e dytë të sezonit sepse do ti duhet të ruajë protagonizmin e arritur në La Liga me fitimin e saj dhe arritjes sa më larg në Champions League . 

Kontrata me parizienët përfundon në  30 qershorin e 2024-tës dhe e detyron Atleticon të bëjë një ofertë potente për shërbimet e ishi-t të Sevillas i cili momentalisht po shijon një ndër momentet më të bukur të karrierës tek një skuadër që meriton respekt si në Portugali ashtu edhe në Europë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy