
Një ndër objektivat e Milanit për merkaton e dimrit është gjetja e një alternative për krahun e majtë të mbrojtjes, në momentin kur Theo Hernandez nuk do të jetë i disponueshëm për Stefano Piolin. Juan Miranda i Real Betisit e ka bindur teknikun italian, i cili e përfundon kontratën me andaluzët në 2024-tën dhe duke filluar nga 1 janari mund të negociojë me cilindo klub që dëshiron. Kuqezinjtë do të tentojnë transferimin e spanjollit me parametër zero në ‘’ San Siro ‘’ , i cili ka impresionuar me ‘’ Los Verdiblancos ‘’ dhe konsiderohet një ndër më të mirët e 11-shes së Manuel Pellegrinit. Juan Miranda u aktivizua në të kaluarën në kategoritë inferiore të Barcelonës dhe tashmë me 23 vite mbi supe është shëndërruar në një pikë referuese të prapavijës së Real Betisit, ekip i cili sezonin e kaluar arriti me meritë të kualifikohej për në grupet e Europa Leagues.



