Luftëtari mposht Skëndërbeun dhe rihap betejën për titull. Fiton Kamza, Lushnja barazon me Teutën

Luftëtari mposht Skëndërbeun dhe rihap betejën për titull. Fiton Kamza, Lushnja barazon me Teutën

Luftëtari e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin e ri në Kategorinë Superiore duke marrë tre pikë në sfidën e javës së 17-të.

Gjirokastëritët mposhtën në fushën e tyre kryesuesit e kampionatit Skënderbeun me rezultatin e pastër 2-0.

Një 90 minutësh mjaft i mirë për skuadrën e drejtuar nga ana e trajnerit, Hasan lika, të cilët dhuruan një performancë shumë positive duke dominuar totalisht takimin ku spikati dyshja Bregu-Abazaj.

Dhe ishte pikësrisht mesfushori Kristal Abazaj që i dha suksesin bluzinjve duke shënuar një dopietë spektakolare.

Talenti i gjirokastritëve shënoi nga një gol në çdo pjesë në minutat 25-të dhe 85-të duke i dhënë suksesin e parë ekipit të tij në këtë vit.

Ndërkohë, korçarët ishin në një ditë shumë të keqe dhe loja e zhvilluar sot linte shumë për të dëshiruar.

Pas kësaj fitoreje Luftëtari ngjitet në vendin e shtatë me 22 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e parë me 37 pikë.

Ndërkohë, në dy ndeshjet e tjera të zhvilluara në të njëjtin orar, Teuta ka bërë një hap fals shumë të rëndë në fushën e saj kundër skuadrës së vendit të fundit Lushnjes.

Bregdetarët nuk shkuan me shumë se barazimi 2-2 në këtë duel që kënaq më së shumti lagunarët.

Golat e takimit në këtë sfidë për Teutën u shënuan nga Beqja dhe Cyrbja kurse për Lushnjën shënoi Sefa.

Ndërsa, Kamza e ka nisur me fitore duke mposhtur në fushën e saj Laçin me rezultatin 3-1.

Për vendasit autorët e golave u shënuan nga Ymeraj, Imeri dhe Mehmeti, ndërsa për Laçin shënoi Rexhinaldo.

Java e 17-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet me dy ndeshjet e fundit që do të luhën në orën 17:00 që janë Flamurtari-Partizani dhe Vllaznia Kukësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy