
Pritet që tek Real Madridi të ndodhin disa risi gjatë kësaj merkatoje verore.
‘’ Galaktikët ‘’ nën drejtimin e Carlo Ancelottit janë në rrugën e duhur por siç dihet tek një ekip i këtij niveli gjithmonë ka vend për përmirësim.
Peshat e rënda janë gjithmonë në fokus dhe një ndër to është edhe Dani Carvajal.
Mbrojtësi po zhvillon Europianin me Spanjën, kombëtare e cila e filloi me këmbën e mbarë duke fituar 3-0 kundër Kroacisë.
Paraqitjet gjatë sezonit si tek kryeqytetasit ashtu edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ kanë reflektuar potencialin e 32 vjeçarit, si në aspektin defensiv ashtu edhe në atë ofensiv.

Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, presidenti Florentino Perez ka menduar të zhvillojë një mbledhje me Dani Carvajal në përfundimin e këtij evenimenti për të negociuar zgjatjen e kontratës.
Së fundmi Luka Modric dhe Lucas Vazquez kanë rinovuar me ‘’ Los Merengues ‘’, ekip i cili fitoi Champions Leaguen për të 15-tën herë në histori sezonin e kaluar.
Ky hap është edhe një mesazh për pjesën tjeter të lojtarëve, të cilët janë pjesë një ndër ekipeve më të suksesshëm të historisë së futbollit, një pretendent serioz për fitimin e titujve në çdo sezon.
Dani Carvajal zhvilloi të 11-tin në rradhet e ‘’ Los Blancos ‘’, i cili gjithashtu shënoi golin e parë në finalen kundër Borussia Dortmundit, i pasuar nga ai i Vinicius Juniorit në mbrëmjen e 1 qershorit në ‘’ Wembley ‘’ të Londrës.



