
Është mbyllur në barazim pa gola klasikja e Shqipërisë, e luajtur mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Një ndeshje në të cilën munguan golat, por jo incidentet e tifozërive.
Gazetari i sportit, Edi Hajdini, tha në studion e lajmeve në MCN TV se ndeshja e mbrëmshme, ishte një ndeshje që startoi me probleme mes tifozëve, të cilët fillimisht nuk u lejuan në stadiumin “Air Albania” pa mjete identifikimi, por edhe vonesa disa minutëshë në fillim të pjesës së dytë pas kaosit të shkaktuar në shkallët e stadiumit, ku nuk munguan provokimet dhe stolat e hedhur në fushë.
“Që kur është inauguruar sutadimi “Air Albania” rastet e dhunës nuk janë të vetmet, ndodhin shpesh, dhe duke krahasuar me futbollin e huaj, porse ne ndeshjet e Kampionatit Shqiptar, mezi mblidhen 3-4 mijë veta dhe prape ndodhin raste të tilla.
Ishte diçka që nisi që në nisje të ndeshjes, që në kërkesën e policisë që çdonjëri duhet të kishte kartat e identitetit, është një tjetër gjë të kërkosh kartat kur je në rrugë e tjetër kur je në stadium.
Sipas gazetarit Hajdini, më ndeshjen dhe incidentet që u panë mbrëmë në “Air Albania” u vërtetua që Federata e paaftë të organizoj ndeshje futbolli, ashtu siç duhet.
“Ka patur prani edhe të zyrtarëve të UEFAS në ndeshjen djeshme, të cilët ishin në inspektim. Do të ketë në vijimësi masa të tilla nga UEFA, dhe pritet që të ndryshoj diçka.
Por, por mua mbetet e paimagjinueshme dhe e pakonceptueshme, që jemi në perfeksion të asaj që nuk arrijmë të organizojmë dot një ndeshje futbolli.



