
Rubin Hebaj nuk është më lojtar i Teutës. Vetë sulmuesi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar largimin nga durrsakët.
24-vjeçari është aktivizuar me “Djemtë e Detit” në 15 ndeshje të këtij sezoni në Superiore teksa ka gjetur edhe një herë rrugën e rrjetës.
Hebaj tashmë është lojtar i lirë dhe po përgatitet për një aventurë të re, ndërsa interesimet nuk mungojnë.



