I jep fund dilemave, Ronaldo vendos për të ardhmen

I jep fund dilemave, Ronaldo vendos për të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka vendosur përfundimisht për të ardhmen. Portugezi do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit, të paktën edhe për një sezon.

Sulmuesi 36-vjeçar dëshiron të fitojë akoma me bardhezinjtë dhe për këtë arsye e ka ndarë mendjen për të ardhmen.

Ronaldo është përfolur për një largim të mundshëm në merkaton e verës, por duket se kjo nuk do të ndodhë.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, Ronaldo ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit dhe më 26 korrik do i bashkohet ekipit në stërvitje për t’u përgatitur për sezonin e ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy