Juventus nis luftën për Scamacca

Juventus nis luftën për Scamacca

 Merkatoja e dimrit pavarësisht se do të jetë shumë e rëndësishme për Juventusin njëkohësisht thekson  vështirësi për  italianët . Torinezët duan të rikthehen shumë shpejt tek protagonizmi dhe lëvizjet e janarit konsiderohen jetike për më tej  .

Transferimet si ai i Aubameyang apo Anthony Martial edhe pse  do të kenë një koefiçent të lartë vështirësie nuk e kanë bindur Massimiliano Allegrin me lojën e tyre por  gjithsesi drejtuesit e bardhezinjve nuk kanë pranuar të dorëzohen dhe e kanë fokusuar vëmëndjen tek  perla e Sassuolos Gianluca Scamacca . 

Historia e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ në lidhje me sulmuesin italian e ka fillesën që në momentin kur Cristiano Ronaldo vendosi të lërë ‘’ Allianz Stadium ‘’ për tu rikthyer  në ‘’ Old Trafford ‘’  dhe gjithashtu përpara se të firmoste me Moise Kean .

Nuk duhet lënë pa përmendur se Juventusi është treguar shumë aktiv  dhe ka tentuar edhe për Mauro Icardin, operacion për të cilin  mendoi përfshirjen e mesfushorit Arthur por Paris St Germain refuzoi shkëmbimin me brazilianin  sepse ka planifikuar huazimin e ishi-t të Sampdorias me opsionin e blerjes së detyrueshme të kartonit .

 6 gola në 19 ndeshje me ‘’ Trikolorët ‘’ jo vetëm që e kanë shëndërruar në referentin kryesor të ofensivës por e kanë vënë në dyshim qëndrimin në ‘’ Mapei ‘’ sepse duke e njohur karakterin e kësaj skuadre kuptohet  se nuk do të dorëhiqet  deri në transferimin e Gianluca Scamaccas në Torino.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy